Jemeni kërkon i kërkon BE të ndalë sulmet saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48104-jemeni_kërkon_i_kërkon_be_të_ndalë_sulmet_saudite
Ministri i jashtëm i shpëtimit kombëtar të Jemenit kërkoi nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë presione ndaj Arabisë Saudite për ta detyruar regjimin Al Saud të ndalë agresionin ushtarak kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2017 04:10 Europe/Tirane
  • Jemeni kërkon i kërkon BE të ndalë sulmet saudite

Ministri i jashtëm i shpëtimit kombëtar të Jemenit kërkoi nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë presione ndaj Arabisë Saudite për ta detyruar regjimin Al Saud të ndalë agresionin ushtarak kundër Jemenit.

Siç njofton agjencia zyrtare e Jemenit Saba, Hesham Sharaf, ministri i jashtëm i qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit, ditën e shtunë ka dërguar dy letra të ndara për presidentin e radhës së BE Xhorxh Vila dhe për shefen e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini ku dënoi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës të kryera nga regjimi Al Saud kundër popullit jemenas. Ky funksionar jemenas theksoi nevojën e krijimit të një komiteti të pavarur ndërkombëtar për të hetuar mbi krimet e regjimit Al Saud, miratimin e një rezolute nga KS e OKB për ndaljen e agresionit ushtarak dhe për vendosjen e paqes, heqjen e bllokadës dhe fillimin e bisedimeve për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen. Ai shtoi se BE mund të luajë një rol efikas në dhënien fund të luftës në Jemen duke shtuar presionet ndaj regjimit të Arabisë Saudite.