ISIS ekzekuton 4 shtetas egjiptianë
Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje katër shtetas egjiptianë.
Burimet informative arabe kanë bërë të ditur se grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje katër shtetas egjiptianë me akuzë të spiunazhit për ushtrinë dhe shtetin e Egjiptit. ISIS ka deklaruar se këta persona spiunonin për shtetin dhe ushtrinë e Egjiptit dhe i ka quajtur ata heretik duke ekzekutuar me vrasje. Tre prej këtyre personave janë vrarë drejtpërdrejt me plumb në kokë, ndërsa njërit i është prerë koka. Vlen të theksohet se rajoni i shkretëtirës Sinai të Egjiptit është qendra e terroristëve të grupit Ansarul-Bejtul-Mukades i cili konsiderohet një prej grupeve terroriste në Egjipt i cili ka deklaruar besëlidhjen e tij me grupin terrorist ISIS.