4000 jordanezë në radhët e ISIS
(last modified Sun, 02 Apr 2017 12:15:04 GMT )
Prill 02, 2017 14:15 Europe/Tirane
  • 4000 jordanezë në radhët e ISIS

Zyra për hetime e Kongresit të Amerikës në një raport të çuditshëm, ka deklaruar se numri i shtetasve jordanezë në radhët e grupit terrorist ISIS është 4000 persona.

Zyra për hetime e Kongresit të Amerikës ka deklaruar se që nga vitit 2011 e deri më tani, rreth 4000 shtetas të Jordanisë i janë bashkuar grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri. Sipas këtyre statistikave, pas Tunizisë, Jordania është vendi i dytë që siguron forcat e huaja të grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe këto forca nuk janë mbledhur vetëm nga qyteti Mean në jug të Jordanisë, por edhe nga qytetet e rajoneve veriore të këtij vendi si Irbad dhe Al-Sult. Në këtë raport thuhet se kriza dhe gjendja e keqe ekonomike e Jordanisë është bërë shkak që qytetarët jordanezë të bashkohen me grupin terrorist ISIS dhe thuhet gjithashtu se qytetarët jordanezë po përballen me probleme afatgjate si varfëria, korrupsioni, ngecja në zhvillimin ekonomik, papunësia dhe emigrimi i mijëra personave që kërkojnë punë. Raporti i Kongresit të Amerikës tregon se shtetasit jordanezë të cilët janë bashkuara me grupin terrorist ISIS janë njerëz të zhytur në pesimizëm dhe i kanë humbur shpresat tek reformat ekonomike të qeverisë së Jordanisë.

Tags