Vriten dy ushtarë sauditë në Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48148-vriten_dy_ushtarë_sauditë_në_xhizan
Dy ushtarë sauditë janë vrarë sot nga snajperët jemenas në rajonin Al Manak në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2017 15:11 Europe/Tirane
  • Vriten dy ushtarë sauditë në Xhizan

Dy ushtarë sauditë janë vrarë sot nga snajperët jemenas në rajonin Al Manak në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.

Rrjeti informativ Al Masira bën të ditur se një numër i madh i snajperëve jemenas janë dislokuar në afërsi të bazave të ushtrisë saudite në provincat jugore të Arabisë Saudite dhe çdo ditë ushtarët sauditë vriten nga snajperët jemenas. Al Masira raportoi sot në mëngjes se gjatë muajit mars në sulmet e ushtrisë së Jemenit kundër pozicioneve të ushtrisë së Arabisë Saudite në Nexhran, Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë të paktën 70 ushtarë sauditë. Në këtë raport thuhet: "Njësitë e artilerisë dhe njësitë raketore të Jemenit gjatë muajit mars kanë forcuar potencialin e tyre luftarak dhe kanë kryer sulme efikase ndaj bazave të ushtrisë saudite në provincat jugore të Arabisë Saudite dhe në këto sulme janë vrarë të paktën 70 ushtarë sauditë".