Vazhdojnë avancimet e ushtrisë së Sirisë në lindje të Homsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48182-vazhdojnë_avancimet_e_ushtrisë_së_sirisë_në_lindje_të_homsit
Ushtria siriane ka vazhduar operacionet kundër grupit terrorist ISIS në malin strategjik Abu Dhuhur në lindje të Homsit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë avancimet e ushtrisë së Sirisë në lindje të Homsit

Ushtria siriane ka vazhduar operacionet kundër grupit terrorist ISIS në malin strategjik Abu Dhuhur në lindje të Homsit.

Siç njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA, njësitë e ushtrisë dhe të forcave vullnetare siriane kanë vazhduar luftimet e ashpra me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS në malin Abu Dhuhur duke vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë dhe duke shkatërruar shumë pajisje ushtarake të terroristëve. Ushtria siriane po vazhdon ndjekjen e terroristëve në këtë rajon dhe ka çliruar rajonet Abu Khalid dhe Al-Hasu, 12 km në lindje të Homsit. Njësitë e ushtrisë siriane janë përleshur me një grup të terroristëve të ISIS që u përpoqën të sulmonin bazat ushtarake në fshatrat Ghaxhar Amir dhe Kefernan në lindje të Homsit duke vrarë disa terrorist. Homsi është qyteti i tretë më i madh i Sirisë pas Damaskut dhe Alepos dhe ndodhet në 162 km në perëndim të Damaskut.