Zbulohen tunelet e terroristëve në lindje të Damaskut
Ushtria e Sirisë ka zbuluar disa tunele të terroristëve, ku mund të kalojnë makina dhe pajisje ushtarake.
Ushtria siriane bëri të ditur se këto tunele që shfrytëzoheshin nga terroristët, lidhin lagjen Ghabun të Damaskut me rajonin Arabejn në Ghutën Lindore dhe në këto tunele mund të qarkullojnë lirisht makinat dhe pajisjet ushtarake. Ndërkohë, forcat siriane kontrollojnë tërësisht lagjen Ghabun të Damaskut dhe kjo ka bërë që të ndalet rreziku i sulmeve të terroristëve me mortaja kundër lagjeve të tjera të kryeqytetit sirian. Gjithashtu, zbulimi i këtyre tuneleve ka ndalur rrugën e furnizimit të terroristëve si dhe ka eliminuar praninë e snajperëve, të cilët krijonin pasiguri në autostradën Damask-Homs.