Arrestohen disa spiunë të Izraelit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48214-arrestohen_disa_spiunë_të_izraelit_në_gaza
Organet e sigurisë në Gaza kanë arrestuar disa spiunë të regjimit të Izraelit, të cilët mendohet se janë implikuar në vrasjen e Mazen Fukaha, një prej komandantëve të brigadave Izeddin Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes Hamas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2017 16:51 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa spiunë të Izraelit në Gaza

Organet e sigurisë në Gaza kanë arrestuar disa spiunë të regjimit të Izraelit, të cilët mendohet se janë implikuar në vrasjen e Mazen Fukaha, një prej komandantëve të brigadave Izeddin Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes Hamas.

Agjencia palestineze e lajmeve Al-Ahd, duke cituar organet e sigurisë në Gaza, bëri të ditur se këta spiunë akuzohen se kanë zbuluar vendbanimin e Mazen Fukaha dhe kanë zbatuar planin izraelit për vrasjen e tij. Ndërkohë, Ismail Hanije, nënkryetar i Zyrës Politike të Hamasit, deklaroi se Hamasi e konsideron Izraelin përgjegjës për vrasjen e Mazen Fukaha, ndërsa këta spiunë do të marrin dënimin e merituar.