OKB e shqetësuar mbi gjendjen e refugjatëve sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48248-okb_e_shqetësuar_mbi_gjendjen_e_refugjatëve_sirianë
Përfaqësuesja e OKB për refugjatët në Liban shprehu shqetësim mbi gjendjen e rëndë të refugjatëve sirianë në këtë vend edhe kërkoi ndihma emergjente ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2017 03:29 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar mbi gjendjen e refugjatëve sirianë

Përfaqësuesja e OKB për refugjatët në Liban shprehu shqetësim mbi gjendjen e rëndë të refugjatëve sirianë në këtë vend edhe kërkoi ndihma emergjente ndërkombëtare.

Mireille Girard, përfaqësuesja e OKB për refugjatët në Liban, deklaroi: "Refugjatët sirianë pasi kanë kaluar disa vite nëpër kampe në vende të ndryshme si Libani, tashmë përballen me probleme të shumta sociale e psikologjike, prandaj nevojitet ndihma urgjente e të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare". Ajo shtoi se refugjatët sirianë në vendet e ndryshme po përballen me probleme të shumta për plotësimin e nevojave të tyre më elementare, ndërsa pesimizmi dhe depresioni është kthyer në diçka normale te këta refugjatë.