Hashd Sha'bi ndihmon të shpërngulurit në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48268-hashd_sha'bi_ndihmon_të_shpërngulurit_në_perëndim_të_mosulit
Forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut kanë transferuar 1600 persona të shpërngulur nga pjesë perëndimore e Mosulit në bashkëpunim me ekipet speciale të OKB drejt kampeve të sigurta.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2017 15:45 Europe/Tirane
  • Hashd Sha'bi ndihmon të shpërngulurit në perëndim të Mosulit

Forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut kanë transferuar 1600 persona të shpërngulur nga pjesë perëndimore e Mosulit në bashkëpunim me ekipet speciale të OKB drejt kampeve të sigurta.

Kanali Al Alam njoftoi se drejtoria e sigurisë së forcave vullnetare të Irakut të martën me anë të një komunikate ka bërë të ditur se forcave Hashd Sha'bi dhe ekipet speciale të OKB për çështje të refugjatëve, kanë transferuar 1600 persona të shpërngulur nga pjesa perëndimore e Mosulit në kampet e të shpërngulurve në rajonin Hamam Al-Alil dhe në kampin Al-Xhed'a dhe kanë shpërndarë ndihma ushqimore për ata. Ndërkohë Ali Al-Lami, një prej komandantëve të forcave të policisë federale të Irakut ka përgënjeshtruar lajmet për ndërprerjen e operacioneve për çlirimin e Mosulit dhe ka thënë se forcat irakiane janë duke luftuar në rrugët e këtij qyteti me terroristët e ISIS.