Amnisty International kritikon gjykimin e civilëve bahrejnas në gjykatat ushtarake
Amnisty International me anë të një komunikate, e ka quajtur katastrofale gjykimin e civilëve Bahrejnit në gjykatat ushtarake.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se organizata Amnisty International të martën në këtë komunikatë ka dënuar këtë veprim të regjimit Al Khalifa dhe ka theksuar se kjo çështje tregon se qeveria e Bahrejnit është shumë larg zbatimit të gjykimeve të drejta. Ndërkohë Lin Maluf, drejtori i sektorit për hulumtim në zyrën rajonale të Amnisty International në Bejrut, deklaroi : "Reformat kushtetuese konsiderohen katastrofale për të ardhmen e drejtësisë në Bahrejn". Lin
Maluf në vazhdim theksoi: "Veprimi i regjimit Al Khalifa, është pjesë e një politike të gjerë shtypëse për të shfrytëzuar gjykatat ushtarake për shtypjen e opozitarëve dhe për të shkelur të drejtat e njeriut".