Ansarullah mirëpret kërkesën e BE
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48342-ansarullah_mirëpret_kërkesën_e_be
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka mirëpritur thirrjen e Bashkimit Evropian për nevojën e kthimit në rrugën politike dhe përshpejtimin e procesit për shqyrtimin e krizës humanitare në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Ansarullah mirëpret kërkesën e BE

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka mirëpritur thirrjen e Bashkimit Evropian për nevojën e kthimit në rrugën politike dhe përshpejtimin e procesit për shqyrtimin e krizës humanitare në këtë vend.

Regjimi i Arabisë Saudite që nga marsi  vitit 2015, me mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve arabe të rajonit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit që deri më tani ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e mijëra dhjetëra mijëra personave. Agjencia Saba e lajmeve njoftoi se Muhamed Abdulsalam, zëdhënësi i Ansarullah të Jemenit, në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Qeveria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit e mirëpret thirrjen e Bashkimit Evropian për kthimin në rrugën politike dhe përshpejtimin e procesit për dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Jemenit. Muhamed Abdulsalam shtoi se kthimi në rrugën politike dhe shqyrtimi i gjendjes humanitare në Jemen, konsiderohet një hap shumë i madh për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend.