Vriten 119 ushtarakë sauditë
Njësitë të snajperëve të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit të mërkurën kanë bërë të ditur se deri më tani 119 ushtarak sauditë janë vrarë në frontet Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite.
Operacionet e snajperëve të Jemenit gjatë muajve janar, shkurt dhe mars janë kryer në 39 vende të ndryshme në provincat Xhizan, Nexhran dhe Asir. Fronti Xhizan me marrë numrin më të madh të operacioneve të snajperëve në krahasim me frontet e tjera ku snajperët jemenas kanë qëlluar 74 ushtarakë sauditë në 22 rajone brenda në provincën Xhizan. Njësitë e snajperëve të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë vrarë 35 ushtarakë sauditë në 9 rajone të tjera në Naxhran dhe 10 ushtarakë sauditë në 8 rajone të provincës Asir.