Irakianët avancojnë në Mosul
Forcat e ushtrisë dhe forcat vullnetare të Irakut kanë arritur të çlirojnë fshatin Sabunije dhe stacionin e trenit në perëndim të Mosulit.
Kanali televiziv Al Mejadin bënë të ditur se forcat irakiane në këtë operacion kundër terroristëve të ISIS kanë përdorur tanket "Abrams" të cilët u përkrahën edhe nga helikopterët e ushtrisë duke shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra terroristëve. Pas çlirimit të rajonit Sabunije terroristët e ISIS që ishin përqendruar në fshatin Rejhanije, u përpoqën të ndalin ofensivën e forcave irakiane, por përpjekje e tyre dështoi pas ndërhyrjes së forcave ajrore të ushtrisë irakiane. Gjithashtu forcat ajrore irakiane kanë bombarduar pozicionet e ISIS në fshatrat Selal dhe Kumul Habin në perëndim të Mosulit duke vrarë të paktën 30 terroristë të ISIS mes të cilëve edhe kreun e forcave speciale të ISIS i njohur me mërin Abdulkadir Saleh.