Vriten 48 terroristë në Dejrulzur
Prill 06, 2017 16:32 Europe/Tirane
Ushtria siriane ka asgjësuar 48 terroristë të ISIS në rajonin Dejrulzur dhe ka marrë nën kontroll tre kodra në perëndim të këtij qyteti.
Siç njofton agjencia siriane e lajmeve Sana, njësitë e ushtrisë siriane kanë kryer luftime të ashpra me terroristët e ISIS, duke marrë nën kontroll Hilal, Al Deshm dhe Milad në perëndim të qytetit Dejrulzur dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 48 terroristë, është shkatërruar një tank dhe gjashtë autoblinda të terroristëve. Edhe të mërkurën gjatë luftimeve të zhvilluara në këtë rajon janë vrarë 25 terroristë të ISIS dhe 35 të tjerë janë plagosur.
Tags