Shpërthim i fuqishëm në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48480-shpërthim_i_fuqishëm_në_damask
Mediat lokale siriane kanë njoftuar për ndodhjen e një shpërthimi të fuqishëm në lagjen Tashrin në kryeqytetin e Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2017 07:34 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në Damask

Mediat lokale siriane kanë njoftuar për ndodhjen e një shpërthimi të fuqishëm në lagjen Tashrin në kryeqytetin e Sirisë.

Sipas Parstoday, sot (e premte) ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në lagjen Tashrin në Damask, i cili ka shkaktuar dridhje të fuqishme që janë dëgjuar në të gjithë kryeqytetin sirian, ndërsa akoma nuk janë bërë të ditur pasojat që ka shkaktuar ky shpërthim. Ky shpërthim është njoftuar në kohën kur agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar burime ushtarake amerikane, ka njoftuar për sulmet raketore të SHBA kundër një baze ushtarake të Sirisë.