ISIS kërcënon Turqinë në ditën e referendumit
Grupi terrorist ISIS ka kërcënuar Turqinë në ditën e organizimit të referendumit për Kushtetutën e këtij vendi më 16 prill 2017.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se grupi terrorist ISIS me anë të një mesazhi, ka kërkuar nga anëtarët e tij në Turqi që më 16 prill të sulmojnë qendrat e votimeve në të gjithë Turqinë. Forcat e sigurisë së Turqisë ditën e kaluar gjithashtu kanë arrestuar 11 persona me akuzë të lidhje me grupet terrorist ISIS dhe Fronti Nusra në Adana dhe po vazhdojnë përpjekjet për identifikimin dhe arrestimin e dhjetë personave të tjerë të dyshuar. Para kësaj, Ministri i Brendshme e Turqisë ka deklaruar se forcat e sigurisë së këtij vendi gjatë muaji të kaluar ka kryer 980 operacione kundër grupit "terrorist" PKK dhe kanë vrarë 91 pjesëtarë të këtij grupi dhe kanë arrestuar 52 persona të tjerë. Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë pretendohet se në rajone të ndryshme të këtij vendi janë arrestuar 10279 persona në lidhje me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Ministria e Brendshme e Turqisë gjithashtu ka bërë të ditur dorëzimin e 18 personave, arrestimin e 2298 personave me akuzë të ndihmës dhe bashkëpunimin me grupin PKK ndërsa 158 persona të tjerë janë arrestuar me akuzë të bashkëpunimit me grupin terrorist ISIS, ndërsa 4314 persona të tjerë janë arrestuar me akuzë të lidhjeve me organizatën e Fethullah Gylen.