Fotografia e Erdogan dhe nipit të tij bënë zhurmë të madhe
Prill 08, 2017 10:41 Europe/Tirane
Kohëve të fundit është publikuar një fotografi e presidentit të Turqisë duke i mësuar Kur'anin e shenjtë nipit të tij, i cili ka shkaktuar zhurmë të madhe në Turqi.
Gazeta "Hurriet" në një raport të saj ka shkruar se kjo fotografi tregon Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, duke i mësuar Kur'anin e shenjtë nipit të tij Ahmed Akif Alba Jurak. Kjo fotografi e cila ka shkaktuar zhurmë të madhe në Turqi në prag të organizimit të referendumit të 16 prillit, është publikuar në gazetën "Yeni Shafak" e cila është përkrahëse e qeverisë së Erdoganit. Ahmed Akif Alba Jurak është djali i vajzës së Erdoganit dhe i Burat Alba Jurak, ministrit të energjisë në qeverinë e Turqisë.
Tags