75% e perëndimit të Mosulit është çliruar
(last modified Mon, 10 Apr 2017 05:48:26 GMT )
Prill 10, 2017 07:48 Europe/Tirane
  • 75% e perëndimit të Mosulit është çliruar

Forcat irakiane kanë çliruar të dielën xhaminë Al Nuri dhe minaren historike Al Hodba duke e shtrirë kontrollin në 75% të territorit të pjesës perëndimore të Mosulit.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, xhamia Al Nuri është xhamia e famshme ku në Qershor 2014, kreu i ISIS-it Abu Bekr al Bagdadi shpalli të ashtuquajturin “kalifat” të tij. Nga ana tjetër, avionët irakianë kanë sulmuar një rajon kufitar në provincën Anbar duke shkatërruar një qendër të përgatitjes së autobombave të ISIS-it dhe duke vrarë të paktën 14 pjesëtarë të këtij grupi terrorist.

 

Tags