Ushtria e Sirisë vazhdon avancimet në jug të këtij vendi
Njësitë e ushtrisë dhe të forcave të armatosura të Sirisë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të Frontit Nusra dhe të grupeve të varura me këtë organizatë në rajonet Al-Manshije dhe Al-Kerek dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe në automjete luftarake.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se një burim ushtarak i Sirisë sot ka thënë se njësitë e ushtrisë siriane janë përleshur me grupet terroriste të cilat kishin sulmuar disa postblloqe ushtarake dhe një shkollë në rrethinën e Al-Manshije në provincën Dara në jug të Sirisë dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë dhe ka shkatërruar shumë pajisje luftarake të tyre. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu dje kanë vrarë më shuimë se 75 terroristë të Frontit Nusra që shumë prej tyre ishin shtetas jordanezë dhe sauditë në provincën Dara.