Forcat irakiane rrëzojnë një dron të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48704-forcat_irakiane_rrëzojnë_një_dron_të_isis
Forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" kanë rrëzuar një dron të grupit terrorist ISIS në perëndim të Mosulit në veri të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2017 10:42 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane rrëzojnë një dron të ISIS

Forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" kanë rrëzuar një dron të grupit terrorist ISIS në perëndim të Mosulit në veri të Irakut.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat popullore irakiane kanë rrëzuar një dron të grupit terrorist ISIS i cili ishte duke spiunuar në rajonin e çliruar Badush në perëndim të Mosulit. Forcat Hashd Sha'bi kanë deklaruar se forcat vullnetare Hashd Sha'bi në betejat e ardhshme të tyre do të përdorin më shumë mjete elektronike dhe do t'i befasojnë armiqtë. Hashd Sha'bi gjithashtu me anë të një komunikate ka thënë se ka shpëtuar mbi 60 familje të shpërngulura në rajonin Hizr në perëndim të Mosulit.