Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen
Në sulmet ajrore të ditës së hënë të avionëve agresor të Arabisë Saudite në provincën kufitare Sa'de të Jemenit është vrarë një person dhe disa të tjerë janë plagosur.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet e sigurisë në Jemen kanë thënë se avionët luftarakë të Arabisë Saudite në vazhdim të sulmeve të tyre në rajone të ndryshme të Jemenit, të hënën kanë sulmuar disa rajone në provincën kufitare Sa'de dhe si pasojë është vrarë një person dhe janë plagosur disa persona të tjerë. Burimet jemenase të sigurisë kanë thënë gjithashtu se njëkohësisht me sulmet ajrore të Arabisë Saudite në provincën Sa'de, njësitë e artilerisë së ushtrisë së regjimit Al Saud në zonat e përbashkëta kufitare, gjithashtu kanë sulmuar disa pjesë të qytetit Razeh ku si pasojë janë plagosur disa persona. Ndërkohë forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit në përgjigje të këtyre sulmeve ushtarake të Arabisë Saudite, kanë vrarë tre ushtarë sauditë gjatë sulmeve të kryera në disa rajone në provincat Xhizan dhe Nexhran dhe kanë asgjësuar përpjekjet e forcave saudite që synonin të avanconin në zonat kufitare.