Arrestohen disa pjesëtarë të ISIS në Adana të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48764-arrestohen_disa_pjesëtarë_të_isis_në_adana_të_turqisë
Burimet informative të Turqisë kanë njoftuar për arrestimin e disa pjesëtarëve të grupit terrorist takfirist ISIS në Adana, në jug të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2017 03:52 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa pjesëtarë të ISIS në Adana të Turqisë

Burimet informative të Turqisë kanë njoftuar për arrestimin e disa pjesëtarëve të grupit terrorist takfirist ISIS në Adana, në jug të këtij vendi.

Gazeta e Turqisë "Meliet" njoftoi se forcat luftës kundër terrorizmit dhe forcat speciale të policisë së Turqisë sot në orët e para të mëngjesit kanë kryer bastisja në pesë vende të identifikuara më parë dhe kanë arrestuar 6 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS. Këto operacione janë kryer pas mbledhjes së të dhënave në lidhje kryerjen e sulmeve të mundshme dhe veprimeve destruktive nga këta pjesëtarë të lidhur me grupin terrorist ISIS në prag të organizimit të referendumit për ndryshimin e 18 paragrafëve të Kushtetutës së Turqisë. Në këto operacione kanë marrë pjesë 400 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Turqisë. Operacionet e policisë në Adana po vazhdojnë për arrestimin edhe të dhjetë personave të tjerë.