Sulmi amerikan kundër Sirisë, “akt lufte”
Sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë javën e kaluar ishte një "akt lufte" dhe tregon se presidenti Donald Trump ka gënjyer në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj ndërhyrjes ushtarake në vende të tjera, thotë një aktivist anti-luftë në Çikago.
“Vendimi gjoja dramatik Trump për të urdhëruar sulmin në Siri nuk është bazuar në simpatinë e tij për viktimat e sulmit me gaz të dyshuar të javës së kaluar”- tha Joe Iosbaker, një udhëheqës i Komitetit i Bashkuar Kombëtar kundër luftës. "Sulmi amerikan ka vrarë shtatë civilë, përfshirë katër fëmijë, pastaj Trump doli në televizionin kombëtar dhe bëri përpjekje maksimale për të justifikuar vendimin e tij. Performanca e tij ishte patetike " -tha Iosbaker të martën në një intervistë me Press TV. "Donald Trump u përpoq të krijojë bindjen se ai kujdesej për fëmijët, por unë mendoj se ai ka mundur të bindë vetëm udhëheqjen e Kongresit Amerikan, "shtoi ky aktivist amerikan.