Arrestohen 19 persona në Turqi për bashkëpunim me ISIS
Burimet informative të Turqisë kanë bërë të ditur arrestimin e 19 personave për lidhje me grupin terrorist ISIS.
Agjencia e lajmeve Anatoly njofton se 19 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS janë arrestuar në Izmir të Turqisë me akuzë të përpjekjeve për kryerjen e veprimeve destruktive dhe për të krijuar pengesa gjatë procesit të organizimit të referendumit e së dielës. Thuhet se gjatë bastisjes së shtëpive të këtyre personave, janë gjetur dokumente në lidhje me grupin terrorist ISIS. Grupi terrorist ISIS së fundi ka kërkuar kryerjen e sulmeve terroriste kundër qendrave të votimit në qytete të ndryshme të Turqisë. Vlen të theksohet se Turqia gjatë muajve të fundit është përballur me një valë të gjerë të pasigurisë dhe të sulmeve terroriste.