Vriten 5 ushtarë sudanezë në Jemen
Sudani ka pranuar vdekjen e pesë ushtarëve në Jemen, ku ushtria sudaneze po kontribuon për një luftë të paligjshme nga Arabia Saudite kundër fqinjit të varfër.
Gjeneral Brigade Ahmed Khalifa al-Shami, një zëdhënës i forcave të armatosura të Sudanit, tha të mërkurën se 22 ushtarë janë plagosur gjatë ditës së sotme në një sulm të forave jemenase .Burimet e mercenarëve sauditë në Jemen tha se ushtarët sudanezë ishin vrarë gjatë një beteje me luftëtarët Houthi dhe me forcat e ushtrisë së Jemenit në provincën Ta'izz në jug të Jemenit. Ata thanë se luftime të ashpra shpërthyen për kontrollin e një mali vullkanik në një rrugë drejt bazës ushtarake Khalid bin al-Waleed. Trupa nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Katari, Egjipti, Jordani, Maroku, Senegali dhe Sudani kanë luftuar së bashku me sauditët në agresionin kundër Jemenit.