Koalicioni i udhëhequr nga SHBA mbron grupet terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48862-koalicioni_i_udhëhequr_nga_shba_mbron_grupet_terroriste
Ambasadori i Sirisë në OKB  Bashar Xhafari deklaroi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA pretendon se lufton grupin terrorist tekfirist ISIS, por realisht synon të shkatërrojë infrastrukturën siriane dhe të mbrojë  grupet terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2017 18:23 Europe/Tirane
  • Koalicioni i udhëhequr nga SHBA mbron grupet terroriste

Ambasadori i Sirisë në OKB  Bashar Xhafari deklaroi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA pretendon se lufton grupin terrorist tekfirist ISIS, por realisht synon të shkatërrojë infrastrukturën siriane dhe të mbrojë  grupet terroriste.

Këtë deklaratë, Bashar Xhafari e bëri gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri, të mërkurën. Ambasadori sirian ka theksuar se qeveria e Damaskut nuk posedon asnjë armë kimike. Ai tha se sulmi i fundit kimik në Idlib kishte për qëllim të sabotojë përparimin e bërë në bisedimet ndërsiriane të organizuara nga Irani, Rusia dhe Turqia në kryeqytetin e Kazakistanit Astana në fillim të këtij viti. I dërguari sirian tha se Siria fton Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) për të kryer një hetim mbi sulmin kimik në Idlib, duke shtuar se vendi i tij dëshiron gjetjen e autorëve të sulmit. Bashar Xhafari tha gjithashtu se armët e shkatërrimit në masë janë përdorur si një pretekst për të pushtuar Irakun.