Vriten 52 terroristë në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48868-vriten_52_terroristë_në_perëndim_të_mosulit
Forcat irakiane kanë vrarë të paktën 52 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS gjatë operacioneve që synojnë spastrimin e rajoneve në perëndim të Mosulit nga prania e terroristëve tekfiristë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 13, 2017 06:33 Europe/Tirane
  • Vriten 52 terroristë në perëndim të Mosulit

Forcat irakiane kanë vrarë të paktën 52 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS gjatë operacioneve që synojnë spastrimin e rajoneve në perëndim të Mosulit nga prania e terroristëve tekfiristë.

"Forcat e ushtrisë sulmuan zonën al-Abar, duke vrarë 17 anëtarë të ISIS", tha major Ali Mohsen, një komandant i Ushtrisë irakiane. Ai shtoi se gjashtë anëtare femra të ISIS me kombësi të ndryshme arabe u arrestuan gjatë operacionit. "Trupat irakiane kanë çliruar rreth 40 për qind të rajonit al-Abar," shtoi Ali Mohsen, duke vënë në dukje se forcat irakiane janë ende të angazhuara në përleshjet me terroristët. Gjithashtu të mërkurën, ministria e mbrojtjes e Irakut njoftoi se forcat ajrore irakiane kishin vrarë 20 terroristë të ISIS gjatë një operacioni në zonën al-Sabuniyah të qytetit Mosul. Nga ana tjetër, një zyrtar i qeverisë irakiane njoftoi se 15 terroristë të ISIS u vranë në një sulm ajror të forcave ajrore të Irakut në rajonin perëndimor të Mosulit, Hadar.