Shkatërrohet selia komanduese e ISIS në Mosul
Policia Federale e Irakut njoftoi për shkatërrimin e selisë komanduese të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Taed Shaker Xheodat, komandanti i Policisë Federale të Irakut, të premten deklaroi: "Duke shfrytëzuar të dhënat e sakta të cilat janë mbledhur nga avionët vëzhgues, është shkatërruar tërësisht selia komanduese e grupit terrorist ISIS në Mosul. Xheodat shtoi: "Këta avionë që nga dy muaj më parë kanë vëzhguar vazhdimisht pjesën e vjetër të qytetit Mosul duke mbledhur të dhëna të sakta për operacionet. Si pasojë e sulmit të kryer me raketa, është shkatërruar ndërtesa e sigurisë së përgjithshme të ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit dhe armët kundërajrore në vendosura në shkollën Al-Zanxhili".