Izraeli forcon masat e sigurisë në Kodsin e pushtuar
Ditën e premte, regjimi i Izraelit mori masa të rrepta sigurie në Kodsin e pushtuar me rastin e asaj që të krishterët e quajnë “E premtja e madhe”.
Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, ushtria izraelite ka vendosur postblloqe në pika të ndryshme të Kodsit të pushtuar duke kryer kontrolle të rrepta në rrugët që çojnë në Kishën e Ringjalljes. Në ditën e “Te premtes së madhe” mijëra besimtarë të krishterë shkojnë në Kods për të organizuar ceremoni fetare. Ndërkohë, të premten forcat pushtuese izraelite martirizuan një të ri palestinez duke pretenduar se ka sulmuar me thikë një kolone çifute në Kods. Ky është i riu i dytë palestinez që martirizohet nga forcat izraelite në Kods që prej fillimit të muajit Prill.