Vazhdojnë fitoret e ushtrisë jemenase kundër mercenarëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49028-vazhdojnë_fitoret_e_ushtrisë_jemenase_kundër_mercenarëve_sauditë
Në një sulm raketor të forcave jemenase kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në perëndim të Jemenit, janë vrarë dhe plagosur 100 mercenarë sauditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë fitoret e ushtrisë jemenase kundër mercenarëve sauditë

Në një sulm raketor të forcave jemenase kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në perëndim të Jemenit, janë vrarë dhe plagosur 100 mercenarë sauditë.

Agjencia e lajmeve IRNA  duke cituar një burim ushtarak jemenas, bëri të ditur se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa Katjusha vendstrehimin e mercenarëve sauditë në jug të rajonit Al-Meha në provincën Taiz duke vrarë dhjetëra prej tyre. Ky burim shton se forcat jemenase kanë kryer një sulm raketor kundër bazës së mercenarëve sauditë edhe në rajonin Nehm në veri të provincës Sana duke u shkaktuar dëme të shumta forcave agresore saudite.