OKB dënon sulmin kundër civilëve të Faua dhe Kefaraja
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49068-okb_dënon_sulmin_kundër_civilëve_të_faua_dhe_kefaraja
Organizata e Kombeve të Bashkuara me anë të një komunikate, ka dënuar sulmin e kamikaz në Siri i cili shkaktoi vrasjen e dhe plagosjen e dhjetëra personave.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 16, 2017 04:10 Europe/Tirane
  • OKB dënon sulmin kundër civilëve të Faua dhe Kefaraja

Organizata e Kombeve të Bashkuara me anë të një komunikate, ka dënuar sulmin e kamikaz në Siri i cili shkaktoi vrasjen e dhe plagosjen e dhjetëra personave.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se të paktën 100 persona mbetën të vrarë në fshatin Rashideen në afërsi të Alepos  dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një makinë-bombë goditi autobusët që po transportonin civilë sirianë të cilët po evakuoheshin nga qytetet e rrethuara nga rebelët. Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se shpërthimi goditi një autokolonë me sirianë kryesisht të sektit shiit. Banorët po largoheshin nga dy fshatra drejt Alepos, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuimin e popullatës në rrezik.