Arabia Saudite brenda një muaji mban tri manovra ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49070-arabia_saudite_brenda_një_muaji_mban_tri_manovra_ushtarake
Arabia Saudite për herë të tretë gjatë muajit të fundit ka organizuar manovra ushtarake.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 16, 2017 09:02 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite brenda një muaji mban tri manovra ushtarake

Arabia Saudite për herë të tretë gjatë muajit të fundit ka organizuar manovra ushtarake.

Forcat speciale jordaneze, me 15 prill 2017 për të filluar raundin e pestë të manovrave ushtarake me forcat saudite të quajtura “Abdullah 5” kanë mbërritur në bazën detare “Mbreti Abdullah” në Arabinë Saudite. Qëllimi kryesor i këtyre manovrave që do të mbahen për tre javë në bregdetin e Arabisë Saudite, është rritja e bashkëpunimit ushtarak dhe shkëmbimi i përvojave. Manovrat “Abdullah 5” janë emëruar sipas emrit të mbretit Abdullah në vitin 2012 dhe këto manovra organizohen për te pestin vit radhazi. Është e rëndësishme të theksohet se manovrat e përbashkëta detare të Arabisë Saudite me Jordaninë, janë manovrat e treta të Riadit brenda një muaji. Arabia Saudite së bashku me pesë vende të tjera anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik ka mbajtur manovra të përbashkëta ushtarake në mars të vitit 2017 të quajtura “Vendosmëria e shqiponjave 2017” dhe këto manovra kanë zgjatur deri më datë 9 të muajit Prill. Ndërkohë, Arabia Saudite në kohën kur është mbështetësja më e madhe e terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe e grupeve si ISIS dhe Fronti Nusra që po kryejnë krime më çnjerëzore kundër popullit sirian, ka deklaruar se "mbështet plotësisht" operacionin ushtarak të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj bazës ushtarake në Siri. "Mbështesim plotësisht operacionet ushtarake të SHBA-ve ndaj regjimit sirian, pasi regjimi i Asadit vrau dhjetëra civilë të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, duke përdorur armë kimike", pretendohet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite. Në këtë deklaratë autoritetet saudite pretendojnë gjithashtu se përgjegjësia e vërtetë për operacionet në fjalë bie mbi regjimin e Sirisë. "Përgjegjësia për operacionet ushtarake në territorin e Sirisë bie mbi regjimin e Asadit, për arsye të sulmeve të tij të tmerrshme ndaj popullit sirian prej disa vitesh", pretendojnë autoritetet e regjimit Al Saud në këtë deklaratë. Operacionet e Arabisë Saudite në Jemen dhe pjesëmarrja e Amerikës në këto operacione,po ashtu janë një prej çështjeve të tjera që dëshmojnë për krimet e këtij vendi.