11 ushtarë sauditë vriten në Jemen
11 ushtarë sauditë janë vrarë në një sulm të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit kundër një baze ushtarake në rajonin Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite.
Një burim i paidentifikuar ushtarak tha se forcat jemenase dhe aleatët e tyre shpërthyen dy pajisje plasëse të improvizuara në bazën ushtarake al-Habs, duke lënë të vdekur 11 ushtarë sauditë, raportoi rrjeti televiziv Al-Masirah. Burimi shtoi se dy automjete të blinduara saudite u shkatërruan në këtë sulm. Raporti vjen një ditë pasi ushtarët dhe forcat popullore të e Jemenit qëlluan për vdekje tre ushtarë sauditë në bazat ushtarake al-Shorfa, al-Fawaz dhe al-Makhrouk në rajon Naxhran, që ndodhet 844 kilometra në jug të kryeqytetit saudit, Riad. Agjencia jemenase e lajmeve SANA raportoi më 5 prill se ushtarët e Jemenit dhe forcat popullore, në tremujorin e parë të këtij viti kanë kryer dhjetëra operacione kundër bazave ushtarake saudite në rajonet jugperëndimore të Arabisë Saudite, duke lënë të vdekur 119 ushtarë sauditë.