Terroristët sulmojnë me predha Damaskun
(last modified Tue, 18 Apr 2017 05:32:12 GMT )
Prill 18, 2017 07:32 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me predha Damaskun

Terroristët ditën e hënë kanë sulmuar me predha lagjen Al-Tixhare të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë ku si pasojë janë plagosur 12 persona në mesin e tyre edhe një fëmijë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se si pasojë e këtij sulmi gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale ndaj makinave, shtëpive dhe infrastrukturës publike në lagjen Al-Tixhare të Damaskut. Gjatë muajve të fundit grupet terroriste pas disfatave të njëpasnjëshme përball ushtrisë së Sirisë, po kryejnë sulme me predha dhe raketa më shumë se në të kaluarën ndaj qyteteve të ndryshme të këtij vendi. Nga këto sulme janë vrarë ose plagosur një numër i madh i qytetarëve sirianë sidomos grat dhe fëmijët. Nga ana tjetër, të hënën mbi  400 terroristë janë larguar nga lagjja Al-Va'ir në qytetin Homs duke u transferuar në drejtim të pjesës veriore të provincës Alepo. Ky grup i terroristëve nuk ka pranuar t'i bashkohet planit për pajtim kombëtar të Sirisë dhe t'i dorëzojë armët e veta. 

Tags