Shkatërrohet baza e dronëve të ISIS në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49212-shkatërrohet_baza_e_dronëve_të_isis_në_perëndim_të_mosulit
Burimet e inteligjencës së Irakut me anë të një komunikate kanë njoftuar shkatërrimin e bazës së dronëve të grupit terrorist ISIS në pjesën perëndimor të Mosulit në veri të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2017 07:13 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet baza e dronëve të ISIS në perëndim të Mosulit

Burimet e inteligjencës së Irakut me anë të një komunikate kanë njoftuar shkatërrimin e bazës së dronëve të grupit terrorist ISIS në pjesën perëndimor të Mosulit në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat irakiane në bazë të informacioneve të mbledhura nga inteligjenca ushtarake e Irakut, kanë identifikuara bazën e dronëve të grupit terrorist ISIS në rajonin Al-Islah Al-Zera'ei në pjesën perëndimore të Mosulit dhe e kanë shkatërruar atë me të gjithë dronët që ndodheshin aty. Gjatë këtij sulmi janë vrarë edhe të gjithë ekspertët e huaj që punonin për grupin terrorist në ISIS në këtë bazë. Nga ana tjetër forcat e organizatës për luftë kundër terrorizmit në Irak kanë çliruar tërësisht lagjen Al-Theovre në pjesën perëndimor të Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS dhe kanë filluar operacionet për spastrimin e kësaj lagje. Gjatë këtij operacioni janë vrarë 43 terroristë të ISIS. Në të njëjtën kohë brigada e nëntë e ushtrisë së Irakut ka filluar sulmet në rajonin Mushirefe Al-Khames në veriperëndim të Mosulit. Forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi gjatë një operacioni të suksesshëm kanë depërtuar në thellësinë e rajoneve të pushtuara nga ISIS në Makhul të provincës Salahudin në veri të Irakut dhe kanë shkatërruar tunelet e terroristëve të ISIS në këtë rajon.