Forcat jemenase rrëzojnë helikopterin, vriten 12 ushtarë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49230-forcat_jemenase_rrëzojnë_helikopterin_vriten_12_ushtarë_sauditë
Të paktën 12 ushtarë të Arabisë saudite janë vrarë kur forcat aleate në Jemen kanë rrëzuar një helikopter Black Hawk të ushtrisë saudite që po merrte pjesë në operacionin ushtarak të regjimit Al Saud kundër vendit të varfër arab.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase rrëzojnë helikopterin, vriten 12 ushtarë sauditë

Të paktën 12 ushtarë të Arabisë saudite janë vrarë kur forcat aleate në Jemen kanë rrëzuar një helikopter Black Hawk të ushtrisë saudite që po merrte pjesë në operacionin ushtarak të regjimit Al Saud kundër vendit të varfër arab.

Agjencia e lajmeve SPA e Arabisë Saudite e konfirmoi sot këtë lajm, por nuk dha asnjë koment mbi arsyen e incidentit. Më parë, burime ushtarake të lëvizjes popullore Ansarullah të Jemenit thanë se helikopteri ishte rrëzuar më herët gjatë ditës në provincën Ma'rib në verilindje të Jemenit. Këto burime thanë se të paktën 13 njerëz, duke përfshirë personelin ushtarak nga Arabia Saudite dhe vendet arabe të rajonin të Gjirit Persik, ishin në bordin e helikopterit, kur ai u rrëzua nga forcat jemenase. Mediat saudite konfirmuan  se 12 trupa u vranë. Zyrtarët ushtarakë në Arabinë Saudite konfirmuan rrëzimin, por pretenduan se helikopteri është rrëzuar gabimisht nga një sistem interceptues raketor në Ma'rib që operohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Por burime të ushtrisë së Jemenit theksuan se forcat e armatosura besnike të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili është aleat i forcave të lëvizjes popullore Ansarullah (Huthi), e kanë rrëzuar helikopterin me raketa tokë-ajër. Regjimi Al Saud tha se një hetim ka nisur për të përcaktuar rrethanat e incidentit.