Vriten 11 pjesëtarë të PKK në Turqi
Nga sulmi i avionëve të ushtrisë së Turqisë ndaj pozicioneve të forcave të PKK në rajonin Kurdistan të Turqisë në juglindje të këtij vendi vendi janë vrarë 11 pjesëtarë të grupit PKK.
Agjencia e lajmeve Anatoli njoftoi se ushtria e Turqisë me anë të një komunikate ka deklaruar se 11 pjesëtarë të grupit PKK janë vrarë gjatë sulmit ajror të mërkurën në mbrëmje avionët luftarakë të Turqisë në një rajon në provincën Shirnak në juglindje të Turqisë. Gjatë këtij sulmi ajror janë shkatërruar dy depo të armatimit. Procesi i paqes për zgjidhjen e çështjes së kurdëve në Turqi ka filluar në dhjetor të vitit 2012, por pas shpërthimit në muajin janar 2015 në qytetin Suruç të këtij vendi, u ndërprerë ky proces. Nga ai shpërthim ushtria e Turqisë dhe grupi PKK kanë rifilluar sulmet ndaj pozicioneve të njëri-tjetrit.