Forcat kurde avancojnë në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49364-forcat_kurde_avancojnë_në_veri_të_sirisë
Forcat e partisë Unioni Demokratik i Kurdëve në Siri, gjatë përleshjeve me terroristët e ISIS në veri të Sirisë, kanë arritur të largojnë terroristët e ISIS nga disa rajone të qytetit Raka.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2017 12:23 Europe/Tirane
  • Forcat kurde avancojnë në veri të Sirisë

Forcat e partisë Unioni Demokratik i Kurdëve në Siri, gjatë përleshjeve me terroristët e ISIS në veri të Sirisë, kanë arritur të largojnë terroristët e ISIS nga disa rajone të qytetit Raka.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, forcat e partisë Unioni Demokratik i Kurdëve në Siri që përbëhen nga forcat kurde dhe sunitët arabë, në muajin nëntor të vitit 2016 kanë filluar operacionet masive për çlirimin e qytetit Raka që është pushtuar nga terroristët e ISIS. Nga ana tjetër, mbi njëqind persona të plagosur nga shpërthimi terrorist në rajonin Rashidin të Alepos në Siri të mërkurën janë transferuar nga zonat nën kontrollin e terroristëve në spitalin e Universitetit të Alepos. 127 persona të plagosur me tre autobus janë evakuuar nga spitalet e zonave nën kontrollin e terroristëve sidomos nga spitali i rajonit Babul-Hava në kufi me Turqinë dhe janë vendosur në spitalet e Alepos në veri të Sirisë.