Ushtria siriane çliron qytetin strategjik Tajbat al-Imam
Burimet ushtarake dhe mediatike nga Siria njoftuan se forcat e ushtrisë siriane kanë përparuar në qytetin Tajbat al-Imam në provincën perëndimore të Hamas dhe e çliruan atë nga terroristët takfiristë.
Njësitë e ushtrisë filluan ofensivën e tyre me goditje të fuqishme me zjarr artilerik dhe raketa kundër të pozicioneve të grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Fateh al-Sham, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë takfiristë, tha të enjten një burim ushtarak për agjencinë siriane të lajmeve SANA. Ushtarët dhe luftëtarët sirianë pastaj u futën në qytet, duke u angazhuar në përleshje të ashpra me terroristët, shtoi agjencia zyrtare e lajmeve. Qendra mediatike e lëvizjes së rezistencës Hezbollah të Libanit tha se qyteti kishte rënë nën kontrollin e forcave siriane. Edhe i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se ushtria siriane kishte çliruar qytetin Tajbat al-Imam pas disa ditëve të luftimeve të ashpra . Më parë, këtë javë, trupat siriane morën kontrollin mbi qytetin Suran, gjithashtu në provincën Hama. Suran është porta veriore e ushtrisë siriane në kryeqytetin provincial të Hamas.