Shkatërrohet punishtja e bombave të ISIS në Mosul
Avionët luftarakë të Irakut kanë shkatërruar disa punishte të bombave të terroristëve të grupit ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se zyra informative e operacioneve të provincës Ninva ka raportuar se avionët luftarakë të Irakut kanë sulmuar pozicionet dhe bazat e terroristëve të ISIS në qytetin Beaxh në perëndim të Mosulit dhe gjatë këtyre operacioneve kanë shkatërruar disa qendra të rëndësishme të terroristëve të ISIS dhe kanë vrarë 20 terroristë të këtij grupi. Shaker Xheodat, komandanti i Policisë Federale të Irakut, deklaroi se gjatë sulmit të forcave irakiane në selinë e grupit terrorist ISIS në rajonin Al-Zanxhili në pjesën e vjetër të Mosulit, janë vrarë edhe Khalid Ali Neda, i ashtuquajturi ministër i Divanit të Zekatit dhe Abu Husejn, i ashtuquajturi gjykatësi i lartë i ISIS. Gjithashtu forcat e ushtrisë së Irakut kanë asgjësuar edhe dy autobomba të vendosura nga ISIS në rrugën mes qyteteve Hit dhe Bagdad në provincën Anbar në perëndim të Irakut.