Mbreti saudit, shkarkimet dhe emërimet e reja
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49510-mbreti_saudit_shkarkimet_dhe_emërimet_e_reja
Mbreti i Arabisë Saudite të shtunën ka shkarkuar dhe emëruar disa funksionarë të pushtetit lokal dhe qeveritar duke përfshirë edhe ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 23, 2017 02:43 Europe/Tirane
  • Mbreti saudit, shkarkimet dhe emërimet e reja

Mbreti i Arabisë Saudite të shtunën ka shkarkuar dhe emëruar disa funksionarë të pushtetit lokal dhe qeveritar duke përfshirë edhe ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mbreti Sleman i Arabisë Saudite të shtunën në mbrëmje me anë të një dekreti, Khalid bin Selman, i biri i tij dhe njëkohësisht ministri i energjisë, e ka emëruar në vend të Abdullah bin Fejsal bin Turki, ambasador të Arabisë Saudite në Uashington. Mbreti i Arabisë Saudite gjithashtu Sa'ud bin Abdulmohsin bin Abdulaziz e ka caktuar këshilltar special të vetin. Mbreti Selman i Arabisë Saudite me disa dekrete të tjera përsëri ka vendosur shpërblimet dhe privilegjet financiare të punonjësve qeveritar dhe ushtarak të Arabisë Saudite të cilat më parë i kishte anuluar. Kjo është në kohën kur Ministria e Financave të Arabisë Saudite një ditë më parë bëri të ditur se për shkak të problemeve financiare, do të formohet komiteti për administrimit të krizave me qëllim të reduktimit të shpenzimeve të këtij vendi dhe për reduktimin sa më shumë të projekteve qeveritare. Muhamed Al-Xhed'an, ministri i financave të Arabisë Saudite, deklaroi: "Ky komitet në vendimet më të fundit ka ndërprerë realizimin e disa projekteve me vlerë të 4 miliardë e 530 milionë dollarë dhe ka kërkuar nga institucionet qeveritare që t'i rishikojnë projektet e lënë gjysmë.