Asad: Terroristët përdorin çdo metodë gjatë luftës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49514-asad_terroristët_përdorin_çdo_metodë_gjatë_luftës_në_siri
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, deklaroi se armiqtë e popullit të Sirisë, sidomos terroristët takfiristë në luftën kundër Sirisë po shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2017 03:43 Europe/Tirane
  • Asad: Terroristët përdorin çdo metodë gjatë luftës në Siri

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, deklaroi se armiqtë e popullit të Sirisë, sidomos terroristët takfiristë në luftën kundër Sirisë po shfrytëzojnë të gjitha mjetet.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Bashar Asad shtoi: "Deri në kohën kur në Siri nuk do të mbetet asnjë terrorist, lufta kundër terrorizmit nuk do të ndalet". Bashar Asad  në vazhdim theksoi: "Po përballemi me të gjitha komplotet që synojnë dëmtimin e sovranitetit kombëtare dhe unitetin e vendit. Shtetet perëndimore sidomos Amerika njëkohësisht me avancimet e gjera të ushtrisë siriane, po ndërhynë në Siri në favor të terroristëve". Presidenti sirian tha: "Njëkohësisht me luftën kundër terrorizmit, do të vazhdojnë edhe përpjekjet politike për pajtimin dhe pjesëmarrje në negociatat politikat në Astana dhe në Gjenevë me qëllim të parandalimit të gjakderdhjes së popullit sirian". Bashar Asad në lidhje me sulmin raketor të Amerikës në bazën ajrore Al-Shayrat gjithashtu deklaroi: "Ky sulm është bërë pas disfatave të vazhdueshme të terroristëve në veri të Provincës Hamah dhe avancimeve të tjera të ushtrisë siriane në veri dhe lindje të vendit".