Manovra ushtarake “Sëpata e fuqishme” në perëndim të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49524-manovra_ushtarake_sëpata_e_fuqishme_në_perëndim_të_jemenit
Në një kohë kur agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka hyrë në vitin e tretë, ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit, më 21 Prill kanë nisur manovrën ushtarake të koduar “Sëpata e fuqishme” me qëllim që të forcojnë gatishmërinë luftarake përballë forcave agresore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2017 04:59 Europe/Tirane
  • Manovra ushtarake “Sëpata e fuqishme” në perëndim të Jemenit

Në një kohë kur agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka hyrë në vitin e tretë, ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit, më 21 Prill kanë nisur manovrën ushtarake të koduar “Sëpata e fuqishme” me qëllim që të forcojnë gatishmërinë luftarake përballë forcave agresore.

Kjo manovër zhvillohet në perëndim të Jemenit dhe ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë deklaruar se kjo manovër synon rritjen e gatishmërisë luftarake mbarëpopullore dhe zbatimin e taktikave të ndryshme të luftimit përballë agresorëve sauditë dhe mercenarëve të tyre. Ndërkohë, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi për ndryshimin e situatës së luftës në Jemen dhe shtoi në të ardhmen do të nisin operacione të reja të cilat do të ndryshojnë rrjedhën e luftës në vend. Në një kohë që agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka hyrë në vitin e tretë dhe kur ky agresion ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima në radhët e civilëve jemenas si dhe shkatërrimin e plotë të infrastrukturës së Jemenit, regjimi Al Saud dhe aleatët e tij me në krye SHBA-në, nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e tyre në Jemen. Megjithëse po luftojnë kundër vendit më të varfër arab, Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë pësuar humbje të shumta përballë ushtrisë dhe forcave popullore jemenase, të cilat vazhdimisht sulmojnë pozicionet e forcave saudite dhe të mercenarëve sauditë jo vetëm në territorin e Jemenit, por edhe në territorin e Arabisë Saudite. Megjithëse kjo luftë e gjatë dhe shkatërrimtare nuk është dëshiruar nga ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit për shkak të numrit të madh të viktimave dhe nivelit të lartë të shkatërrimit të vendit, duhet theksuar se kjo luftë ka krijuar tek forcat e armatosura të Jemenit ndjenjën e vetëbesimit për të goditur Arabinë Saudite. Madje raketat e Jemenit kanë goditur edhe bazat ushtarake saudite në afërsi të kryeqytetit Riad. Regjimi Al Saud mendoi se me agresionin ushtarak kundër Jemenit, shumë shpejt do të triumfonte ndaj vendit më të varfër arab dhe do të risillte në pushtet presidentin e dorëhequr e të arratisur të Jemenit, Mansur Hadi, i cili është një marionetë e regjimit të Arabisë Saudite. Por me kalimin e kohës, Arabia Saudite hasi në rezistencën e fuqishme të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit dhe u detyrua të ndryshojë taktikë duke vendosur një bllokadë të egër ajrore, tokësore e detare kundër Jemenit duke i imponuar popullit jemenas urinë dhe vdekjen. Kohët e fundit, Zyra e OKB në Jemen ka kërkuar dërgimin e ndihmave humanitare urgjente për të plotësuar nevojat e domosdoshme të mbi 10 milionë njerëzve në Jemen. Zyra e OKB për çështje humanitare në Jemen ka deklaruar se të paktën 10.3 milionë njerëz janë dëmtuar nga lufta në Jemen dhe për të mbijetuar këtë krizë kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore dhe për shërbime mjekësore dhe për ujë të pijshëm. Sipas këtij burimi, rreth 3.3 milionë njerëz duke përshirë 2.1. milionë fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa 2 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Gjithë këto vuajtje nuk e kanë dobësuar vullnetin e popullit jemenas për të rezistuar përballë agresorëve dhe organizimi i manovrës “Sëpata e fuqishme” shprehu edhe një herë vendosmërinë e popullit jemenas për të vazhduar rezistencën përballë regjimit Al Saud. Arabia Saudite mund të jetë iniciatorja e luftës, por nuk mund t’a përfundojë luftën sipas dëshirës së saj.