Presidenti i Egjiptit viziton Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49538
Presidenti i Egjiptit sot ka shkuar në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare dyditore.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Prill 23, 2017 13:53 Europe/Tirane
  • Presidenti i Egjiptit viziton Arabinë Saudite

Presidenti i Egjiptit sot ka shkuar në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare dyditore.

Faqja informative "Arabi 21" njoftoi se vizita e Abdulfetah Al-Sisi, presidentit të Egjiptit në Riad, zhvillohet me kërkesë të Selman bin Abdulaziz, mbretit të Arabisë Saudite dhe për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Mbreti i Arabisë Saudite disa orë para vizitës së Abdulfetah Al-Sisi në Riad, për të fituar besimin e presidentit egjiptian, ka shkarkuar nga detyra Ahmed Asiri, zëdhënësin e forcave të koalicionit agresor kundër Jemenit të drejtuar nga Arabia Saudite. Al-Sisi kishte kërkuar që Ahmed Asiri të kërkojë falje zyrtare për shkak të deklaratave të tij në lidhje me Egjiptin. Ahmed Asiri, zëdhënësi i forcave të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në agresionin ushtarak të këtij vendi kundër Jemenit, kohë më parë kishte deklaruar se presidenti i Egjiptit kishte bërë një "ofertë" për pjesëmarrjen e në këtë koalicion duke dërguar 40 mijë forca këmbësore në Jemen. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve të rajonin në mars të vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe deri më tani ka vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas.