Regjimi Al Khalifa anulon shtetësinë e 7 aktivistëve
Në kuadër të politikës shtypëse të regjimi Al Khalifa kundër opozitarëve politikë, një gjykatë në Bahrejn ka anuluar nënshtetësinë e shtatë aktivistëve kritikë të regjimi Al Khalifa dhe i ka dënuar ata me burg.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Gjykata e Apelit të Bahrejnit të dielën ka dënuar këta shtatë kritikë të regjimit me 3 deri në 15 vjet burg. Gjykata ka deklaruar se krimi i këtyre personave është formimi i një grupi terrorist dhe posedimi i lëndëve eksplozive në fshatin perëndimor Daur Kulejb. Regjimi Al Khalifa në javën e fundit ka dënuar 52 të burgosur politikë në përgjithësi me 313 vjet burg. Regjimi Al Khalifa rreth dhjetë muaj më parë ka anuluar nënshtetësinë e Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi.