Kreu i Al Kaidas dërgon  mesazh për takfiristët në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49576-kreu_i_al_kaidas_dërgon_mesazh_për_takfiristët_në_siri
Kreu i grupit terrorist Al Kaida me anë të një audio-mesazhi, ka thirrur terroristët në Siri për zhvillimin e luftës guerile me armikun.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 24, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • Kreu i Al Kaidas dërgon  mesazh për takfiristët në Siri

Kreu i grupit terrorist Al Kaida me anë të një audio-mesazhi, ka thirrur terroristët në Siri për zhvillimin e luftës guerile me armikun.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se kreu i grupit terrorist në këtë audio-mesazh ka thirrur terroristët në Siri që të zhvillojnë luftë guerile me armiqtë. Al-Dhavahiri në mesazhin e tij ka deklaruar se armiqtë e këtij grupi janë: Perëndimi, Bashar Asad, presidenti i Sirisë dhe aleatet e tij duke përfshirë edhe Iranin. Imen Al-Dhavahiri në këtë audio-mesazh i cili u publikua ditën e diele në sferën virtuale, gjithashtu ka kërkuar nga terroristët që të kenë durim dhe të përgatiten për një luftë të gjatë kundër koalicionit të Perëndimit në Irak dhe Siri dhe kundër forcave që mbështeten nga Irani. Kreu i grupit terrorist Al Kaida ka thënë: "Forcat tona duhet të përgatiten për një luftë të gjatë me kryqtarët, shiitët dhe alevitët". Al-Dhavahiri gjithashtu pretendoi: "Xhihadistët po sulmohen nga armiku për arsye se synojnë të krijojnë një shtet islamik në Siri". Al-Dhavahiri gjithashtu ka theksuar se forcat e këtij grupi duhet t'i shmangen konfliktit të brendshëm në Siri. Agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se nuk dihet saktësisht se kur është regjistruar ky audio-mesazh.