Vazhdojnë avancimet e forcave jemenase kundër mercenarëve saudit
Njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me rekata qendrën e forcave mercenare të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira ka raportuar se gjatë sulmit raketor të forcave të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit në qendrën komanduese të forcave mercenare saudite në rajonin Al-Xhuf, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë që ndodheshin në këtë qendër. Forcat jemenase kanë sulmuar edhe qendrat e forcave mercenare saudite në rajonin Al-Taval dhe bazën e forcave saudite Math'an në rajonin kufitar Xhizan të Arabisë Saudite. Burimet ushtarake jemenase kanë njoftuar gjithashtu se snajperët jemenas ka vazhduar operacionet e tyre dhe kanë vrarë dy ushtarakë sauditë në bazën ushtarake Farida në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar me artileri edhe qendrën e forcave mercenare saudite në shkretëtirën Mejdi në provincën Haxhe të Jemenit dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha mercenarëve sauditë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe deri më tani gjatë këtij agresioni janë vrarë me mijëra civilë jemenas.