Vriten 300 terroristë të ISIS në provincën Hama të Sirisë
Prill 25, 2017 15:53 Europe/Tirane
Ushtria e Sirisë në vazhdën e avancimeve të saj në periferinë Hama, ka vrarë 300 terroristë dhe ka shkatërruar pozicionet e grupit terrorist Fronit Al Nusra në Dara.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, burime siriane kanë njoftuar se në operacionet e ushtrisë siriane në periferinë Hama, janë vrarë një numër i madh i terroristëve dhe shumë të tjerë janë plagosur. Për shkak të sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar dhe të forcave siriane nën mbështetjen e Moskës, grupi terrorist ISIS ka transferuar kryeqytetin e tij nga Raka në Dejr Zur në afërsi të kufirit me Irakun.
Tags