Vazhdojnë sulmet saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49696-vazhdojnë_sulmet_saudite_në_jemen
Avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë bombarduar pesë provinca të Jemenit duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në mesin e civilëve jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2017 03:49 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet saudite në Jemen

Avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë bombarduar pesë provinca të Jemenit duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në mesin e civilëve jemenas.

Siç njofton rrjeti informativ Al Masira, ditën e martë, avionët sauditë kanë sulmuar 11 herë rajone të ndryshme të provincës Haxhe në veriperëndim të Jemenit si dhe provincat Saade në veri, Taiz në jug, Lehaxh në jugperëndim si dhe provincën Hodeida në perëndim të Jemenit duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë të pafajshëm jemenas. Nga ana tjetër, në një sulm raketor të forcave jemenase kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në provincën Taiz dhe në rajonin Nehm, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa Katjusha vendstrehimin e mercenarëve sauditë në jug të rajonit Al-Meha në provincën Taiz duke vrarë dhjetëra prej tyre. Forcat jemenase kanë kryer një sulm raketor kundër bazës së mercenarëve sauditë edhe në rajonin Nehm në veri të provincës Sana duke u shkaktuar dëme të shumta forcave agresore saudite.