Shkatërrohen pozicionet e ISIS në jugperëndim të Mosulit
Forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Al-Hadar në jugperëndim të Mosulit dhe kanë shkatërruar tërësisht pozicionet e terroristëve.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në kuadër të operacioneve të gjëra të forcave Hashd Sha'ni të Irakut që kanë filluar të martën në orët e para të mëngjesit për çlirimin e rajonit Al-Hadar në jugperëndim të Mosulit, forcat vullnetare popullore të Irakut gjatë sulmeve të tyre kanë përdorur edhe raketat "Barkan" të cilat kanë shkatërruar tërësisht pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Umu Gharbe. Forcat vullnetare irakiane pasi çlirimit të rajonit Al-Hadar, do të fillojnë operacionet për çlirimin e rajoneve Al-Ibaxh dhe Kajrun në perëndim të Mosulit që ndodhen në afërsi me kufirin e Sirisë.